Misioni ynë është të çojmë fjalët, pamjet, gjestet e Papës në gjithë botën. Në më se 35 gjuhë, me gazetë e libra, me radio e rrjete televizive, në faqet e internetit e në mediat shoqërore.

 

Edhe ti mund të marrësh pjesë në këtë mision, duke na mbështetur me lutje, ose me një donacion.

Kisha është bashkim. Një rrjet plot dashuri.

 

Nëse dëshiron të na ndihmosh të arrijmë tek njerëz të tjerë, për t’i inkurajuar në udhën e tyre të fesë, ose për t’i ftuar në takim me Zotin, mund ta bësh këtë, duke dërguar një donacion në favor të: Dikasterit për Komunikimin,Via della Conciliazione 5, 00120 Città del Vaticano.

 

FALË KONTRIBUTIT TËND KEMI PASUR MUNDËSINË:

·      të vëmë në dispozicion falas, përmes Shtëpisë Botuese të Vatikanit (LEV), librin e Udhës së Kryqit dhe librin “Forti nella Tribolazione” (Të fortë në mundime), një “libër i gjallë”, i përditësuar vazhdimisht, i cili propozon një përmbledhje të teksteve kishtare dhe të fjalëve të Papës për pandeminë, duke synuar të jetë shenjë dhe dhuratë në këtë periudhë plot dhimbje e vuajtje.

·      ta bëjmë më universale pjesëmarrjen në liturgjitë kryesore papnore, duke u dhënë mundësi edhe njerëzve me vështirësi komunikimi dhe dëgjimi t’i ndjekin ato drejtpërdrejt në internet përmes Vatican News, në një kanal kushtuar përkthimit në gjuhën e shenjave.

·      t’u japim të gjithëve, anembanë botës, një mënyrë për të ndjekur meshët e mëngjesit të Papës nga Shtëpia e Shën Martës si edhe kremtimet liturgjike të Javës së Madhe të Pashkëve, në transmetim të drejtpërdrejtë në Vatican Media. 
 

FALEMINDERIT PËR BUJARINË TËNDE

 

TRANSFERTA BANKARE

Në llogarinë e rrjedhshme pranë bankës Unicredit në emër të:

APSA - Amministrazione del Patrimonio della Sede Apostolica

• IBAN: IT55M0200805008000101909754

• BIC/SWIFT: UNCRITM1B88

• Arsyeja e transfertës bankare:
donacion në favor të Dikasterit për Komunikimin

 

Llogaria e rrjedhshme pranë IOR - Istituto per le Opere di Religione

në emër të: Dicastero per la Comunicazione

• IBAN: VA96001000000046371002

• CODICE BIC: IOPRVAVX ose IOPRVAVXXXX

• Arsyeja e transfertës bankare:
donacion në favor të Dikasterit për Komunikimin